
Një tragjedi e pabesueshme ka tronditur qytetin e Heraklionit në Kretë, ku një vajzë e vogël vetëm 20 muajshe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi një copë mish nga sufllaqja që po hante me familjen i bllokoi rrugët e frymëmarrjes.
E vogla u mbyt ndërsa ishte në tryezë me familjarët e saj, të cilët reaguan menjëherë dhe e dërguan me urgjencë në spitalin “Venizelio”. Pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të mjekëve, të cilët për më shumë se një orë kryen manovra për të hequr copën e mishit dhe për të rikthyer frymëmarrjen përmes CPR-së, vogëlushja nuk mundi t’ia dalë.
Guvernatori i spitalit, K. Dandoulakis, konfirmoi se mjekët bënë gjithçka ishte e mundur, por për fat të keq, nuk mundën ta mbanin në jetë.
Një ngjarje që na kujton sa e brishtë është jeta dhe sa të kujdesshëm duhet të jemi, sidomos me të vegjlit tanë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
