LAJME / E Martë 7 Tetor 2025, 22:10

đŸ”„ Shqiptari qĂ« sfidoi shtetin grek pĂ«r 23 ditĂ«! Ja çfarĂ« fitoi Pano Ruci pas grevĂ«s qĂ« tronditi SintagmĂ«n

Pas plot 23 ditësh grevë urie në sheshin Sintagma të Athinës, shqiptari Pano Ruci ka vendosur ta ndërpresë protestën e tij ekstreme, pasi autoritetet greke kanë pranuar të gjitha kërkesat e tij për zhvarrosjen dhe ekzaminimin e trupit të djalit të ndjerë, Denis Ruci, viktimë e tragjedisë hekurudhore të Tempes.

Ruci kishte kërkuar transparencë të plotë në analizat toksikologjike dhe në ekzaminimet e tjera mjeko-ligjore, duke akuzuar institucionet për vonesa dhe mungesë sinqeriteti në hetim. “Këto 23 ditë i kam përjetuar me dhimbje e lodhje, por mbështetja e njerëzve më dha forcë të mos dorëzohem,” deklaroi ai.

Avokatja e tij, Zoi Konstantopulu, e cilësoi momentin si “fitore të dritës mbi errësirën”, duke theksuar se “mekanizmat që tentuan të groposnin të vërtetën u mposhtën”.

Sipas saj, dosja me 3 mijë faqe, që dokumenton neglizhencat e institucioneve përgjegjëse në tragjedinë e Tempes, është rikthyer në qarkullim falë këmbënguljes dhe guximit të Panos Rucit, që me sakrificën e tij u bë zëri i prindërve që kërkojnë drejtësi për fëmijët e humbur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE