LAJME / E Enjte 27 Nëntor 2025, 19:07

Krim në familje/ 63-vjeçari vret dy fëmijët, bashkëshorten dhe motrën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë katër anëtarë të familjes së tij në tre lokacione të ndryshme, përpara se të kryente vetëvrasje.

Lajmi u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët nga Zyra e Prokurorit Publik të Tübingen dhe Policia e Reutlingen.

Sipas autoriteteve, fillimisht ai ka qëlluar për vdekje motrën e tij 60-vjeçare. Më pas ai shkoi në biznesin familjar ku vrau dy djemtë, 27 dhe 29 vjeç.

Viktima e fundit ka qenë gruaja e tij 57-vjeçare, e cila dyshohet se nuk ishte nëna biologjike e djemve. Pas këtij akti makabër, autori ka drejtuar armën kundër vetes.

Mjeti i krimit është gjetur pranë trupave të tij dhe bashkëshortes.
Mediat lokale raportojnë se 63-vjeçari ishte gjuetar, por ende nuk dihet nëse e posedonte armën me leje.

Policia ka përjashtuar dyshime për persona të tjerë të përfshirë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

“Ende nuk është e qartë se kur saktësisht janë kryer vrasjet. Jemi në fazat e para të hetimit”, tha policia për agjencinë gjermane të lajmeve Bild, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE