LAJME / E Martë 22 Korrik 2025, 17:05

🕊️ Ndahet nga jeta një nga figurat më të dashura të Ekonomikut – Historia prekëse e Prof. Fatmir Memaj: Humbja që nuk iu shërua kurrë 💔

Një humbje e madhe për Universitetin e Tiranës dhe të gjithë komunitetin akademik shqiptar. Sot është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare Prof. Fatmir Memaj, një nga pedagogët më të vlerësuar dhe të dashur të Fakultetit të Ekonomisë.


Profesor Memaj nuk ishte thjesht një lektor – ai ishte një mentor, mik dhe mbështetje e pakushtëzuar për studentët dhe kolegët. Me përkushtim të rrallë, ligjëroi për vite me radhë lëndë si Statistika, Demografia dhe Teknikat e Kërkimit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te mijëra studentë.

Por pas buzëqeshjes së tij të qetë fshihej një dhimbje e thellë…


Në vitin 2016, ai humbi të birin, Aleksin, vetëm 14 vjeç, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. E gjithë jeta e tij pas asaj dite u shënua nga mungesa e djalit. Miqtë tregojnë se ai e mbante gjithmonë në zemër dhe lutjet e tij të përditshme ishin për t’u ribashkuar me të.

Sot, zemra e tij pushoi. Por kujtimi dhe trashëgimia që la pas janë të pavdekshme.


 Pushofsh në paqe, Profesor. Universiteti i Tiranës humbi një shtyllë. Shqipëria humbi një njeri të rrallë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE