LAJME / E Mërkurë 18 Tetor 2023, 12:12

Sulm me thikë në kopshtin e fëmijëve në Poloni, plagoset rëndë një 5-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në një kopsht fëmijësh në Poznan të Polonisë, kur një burrë sulmoi dhe goditi me thikë një djalë 5-vjeçar. Fëmija ka plagë të rënda në gjoks dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Autori është një 71 vjeçar, i cili është arrestuar.

Për momentin, nuk dihen ende arsyet e sulmit.