
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi Bangladeshin qendror të dielën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Tërmeti ndodhi në orën 10:38 të mëngjesit pranë qytetit Narsingdi, rreth 30 kilometra në verilindje të kryeqytetit Daka, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, duke shtuar se “numri i të vdekurve mund të jetë i konsiderueshëm”.
Shërbimet meteorologjike të Bangladeshit raportuan një tërmet me magnitudë 5.7 ballë, epiqendra e të cilit ndodhej në qytetin Mabhambdi, në distriktin Narsingdi, duke shtuar se dridhja u ndje për 26 sekonda.
“Nuk jemi informuar për ndonjë viktimë në këtë fazë”, tha për AFP Moinul Hossain, një zyrtar në drejtorinë kombëtare të shërbimeve shëndetësore.
Tërmeti ndodhi ndërsa shumica e njerëzve ishin në shtëpi të premten, një festë javore në vendin kryesisht mysliman me 170 milionë banorë.
Bangladeshi është i prirur ndaj tërmeteve, por tërmeti i fundit i madh në vend ishte në vitin 1896, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
