
Në rrjetet sociale po krahasohen dy ngjarje të rënda që tronditën opinionin publik shqiptar, por që u përcollën në mënyra krejt të ndryshme.
Në varrimin e vëllait të reperit të njohur Unikkatil, atmosfera ishte e mbushur me disiplinë dhe respekt. Vetëm një person tentoi të nxirrte telefonin, por u pengua menjëherë nga nipi i artistit. Në atë ceremoni nuk u lejua asnjë video apo foto.
Ndërkohë, në varrimin e vëllait të Gjestit, situata ishte tjetër. Shumë njerëz nxituan të bënin video dhe foto, duke fokusuar Eglin, Gjestin dhe të pranishmit e tjerë. Për më tepër, aty u gjetën njerëz të qetë dhe të urtë, të cilët nuk reaguan dhe nuk thanë asgjë, gjë që u shfrytëzua nga të tjerë për të marrë pamje e për t’i shpërndarë në rrjetet sociale.
Ky kontrast ka hapur diskutime mbi etikën, respektin dhe mungesën e empatisë në momente të tilla të dhimbshme, duke ngritur pyetjen nëse rrjetet sociale po e tejkalojnë kufirin e humanitetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
