LAJME / E Hënë 6 Tetor 2025, 19:07

đŸŸ„ Detaje tronditĂ«se nga Shkodra: Personi qĂ« vrau gjyqtarin, kishte denoncuar mĂ« herĂ«t nĂ« “Stop” pĂ«r pronĂ«n e familjes ( Video )

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Shkodrën, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri, po zbulon gjithnjë e më shumë prapaskena.

Autori i dyshuar, Gjon Shkëmbi, është i biri i një qytetari që vite më parë kishte denoncuar çështjen e pronës së familjes në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan, si dhe në “Shihem në Gjyq”.


Sipas të dhënave, familja Shkëmbi ishte përfshirë në një proces gjyqësor për pronësinë e një trualli dhe ndërtese në Shkodër. Dy personat e plagosur në ngjarjen e sotme kanë lidhje pikërisht me këtë proces gjyqësor, ndërsa ngjarja ndodhi në momentin kur po pritej shpallja e vendimit përfundimtar.

Në vitin 2020, Gjon Shkëmbi, i biri i autorit, ishte drejtuar emisionit “Stop” duke denoncuar se prona e familjes ishte uzurpuar. Sipas raportimeve, familja kishte fituar gjyqin në shkallën e parë, por Apeli kishte kthyer çështjen për rigjykim, për shkak të mungesës së disa dokumenteve procedurale.

Ngjarja tragjike e sotme ka hapur debat të gjerë publik për konfliktet e pronësisë që prej vitesh mbeten burim tensionesh të mëdha në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE