
Banorët e Tiranës janë habitur paraditen e sotme, pasi mbi qytet është vërejtur një avion luftarak që po fluturonte në lartësi të ulët. Shumë qytetarë kanë filmuar momentin dhe e kanë shpërndarë në rrjete sociale, duke pyetur se çfarë po ndodh.
Sipas burimeve paraprake, fluturimi mund të jetë pjesë e një stërvitjeje ushtarake ose një demonstrim ajror i planifikuar më herët, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes apo Forcat Ajrore.
Pamjet po bëjnë xhiron e internetit dhe kanë shkaktuar shqetësim e kureshtje tek qytetarët, ndërsa shumë prej tyre raportojnë se tingulli i avionit ka qenë jashtëzakonisht i fortë dhe është dëgjuar në disa lagje të Tiranës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
