SHOWBIZ / E Premte 2 Maj 2025, 17:05

Vesa Luma i dha fund zërave për një krizë në martesë, Big Basta dedikim partneres dhe të birit: Jetët e mia!

Marrëdhënia mes Big Bastës dhe Vesa Lumës është komentuar shumë së fundmi teksa u përfol se këngëtarja nuk ishte dakord me vendimin e reperit për tu bërë pjesë e reality show-t, Ferma VIP.

Mirëpo u duk sikur keqkuptimeve nga ana e Vesës u erdhi fundi pasi e fundit tregoi mbështetje ndaj partnerit të saj teksa postoi një foto të tij nga programi.

Mëngjesin e sotëm (1 Maj) Big Basta e ka nisur ditën duke përshëndetur familjen e tij të vogël.

Mirëmëngjesi jetat e mija, Vesa të dua. Liam, të do babi shumë! Ju dua! Shih çfarë ditë e bukur është sot. Dilni jetë.

Kujtojmë që kjo është e disata herë për reperin që përshëndet familjen e tij, teksa ka treguar se është një baba dhe bashkëshort i përkushtuar.

Me anë të një postimi në Instagram këngëtarja ka treguar mbështetje ndaj partnerit teksa ka publikuar një foto të tij nga ferma, në mesin e shumë fotove të tjera nga koncerti i saj më i fundit. Kjo ka bërë që rrjeti të ziejë dhe lajmi të marrë dhenë.

“Muzikë ,dashni, shoqni,”- ka shkruar Vesa krahas postimit.

Nga ana tjetër Big Basta është kujdesur që mes këtyre trazirave t’i bëjë dedikime të bukura bashkëshortes së tij me të cilën ka edhe një djalë. Së fundmi ai është shprehur se ka bindjen se Vesa e ndjek 24\7.