Shpati Kasapi dhe bashkëshortja po kalojné një krizë. Burime të Prive by Liberta Spahiu tregojnë dhe se martesa e tyre është në një krizë serioze ndoshta edhe e mbaruar!Probleme ka pasur edhe në të shkuarën por ata prej disa javësh nuk janë bashkë.
Kjo kuptohet edhe në rrjete sociale.
Selvija postoi në InstaStory një mesazh emocional, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj personale. Ajo shkruan:“Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ – sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes!”
E ndërkohë që fjalët e saj janë frymëzuese, fansat nuk kanë lënë pa vënë re detajet që flasin më shumë se fjalët: Selvija dhe Shpati nuk ndiqen më në Instagram, dhe kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta! Një sinjal që flet shumë për statusin e lidhjes së tyre. Gjithashtu ata nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram.