SHOWBIZ / E Hënë 5 Maj 2025, 18:06

Roza Lati reagon pas aksidentit të rëndë të partnerit të saj, zbulon detajet për gjendjen e Xhonatanit!

Pak ditë më parë, Xhonatan Islami pësoi një incident në ajër.

Të gjithë u shqetësuan për sportistin dhe shëndetin e tij, ndërkohë që padyshim të shumta kanë qenë pyetjet që janë adresuar edhe në llogarinë e Roza Latit, partneres së tij.

Së fundmi ka qenë vetë Roza që përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ka qetësuar fansat dhe ndjekësit duke u thënë që Xhonatani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është çdo gjë ok. Shëndosh e mirë. Pa panik. Nuk vritet shqiponja kollaj. Shqiponja është mbreti i qiellit. S’ka më të fortë”, shkruan Roza, ndërkohë nga ana tjetër, vetë Xhonatani na ka treguar se po vijon aktivitetin e tij dhe ndodhet më në formë se asnjëherë.

Kujtojmë se pasditen e së premtes, pas një takimi që deputeti socialist Vullnet Sinaj pati me mbështetësit e tij në këtë zonë, shtabi i tij elektoral kërkoi që të jepej dhe një shfaqje me parashutë dhe ku më mirë se Xhonatan Islami, i njohur për këtë sport gjerësisht, mund ta realizonte një spektakël të tillë.

Por, fatkeqësisht jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve! Në parashutën që mbante emrin e deputetit Vullnet Sinaj, Islami pësoi një defekt në anën e majtë të motorit, duke rënë në plazhin e Potamit ku dhe kishte me qindra fëmijët duke luajtur.