SHOWBIZ / E Shtunë 16 Maj 2026, 12:12

Ç’po ndodh me lidhjen e Rozana Radit? Këngëtarja “zhduk” partnerin nga rrjetet sociale! Postimi i artistes: Do vij dita që

Këngëtarja e njohur Rozana Radi vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për prezencën e saj në emisionin “Goca dhe Gra”, por edhe për postimet që po ngjallin diskutime të shumta në rrjet.

Së fundmi, emri i saj u rikthye fuqishëm në qarkullim pas intervistës virale me ishpartnerin MC Kresha. Përballja mes tyre u komentua gjerësisht, sidomos për qasjen e matur dhe profesionalizmin që treguan të dy.

Megjithatë, duket se pas kësaj qetësie publike fshihet një situatë më e tensionuar. Rozana ka zgjedhur të reagojë në mënyrë indirekte përmes një postimi në Instastory, duke ndarë një mesazh që u interpretua menjëherë nga ndjekësit.


Ajo la të kuptohet se heshtja e saj nuk është dobësi, por një fazë reflektimi para reagimit: “Jam shumë e qetë… aq qetë sa disa po e ngatërrojnë heshtjen me pafuqinë. Mos u shqetësoni, kur të vijë momenti për të folur nuk do flas, do veproj. Vetëm rrini në pritje.”Ky qëndrim ka shtuar më tej misterin rreth situatës, pasi artistja nuk ka dhënë asnjë detaj konkret apo emra të përfshirë. Megjithatë, toni i mesazhit sugjeron se ajo është gati për një reagim më të fortë në momentin e duhur te sajin.

Por ajo që nuk është vënë re nga ndjekësit është fakti se Rozana ka larguar nga ‘Instagram’-i edhe partnerin e saj, Shpëtim Karakushi. Dyshja, e cila është bashkë prej shumë vitesh, kanë preferuar që të mbajnë një profil të ulët në media për shumë kohë.

Partneri i saj nuk preferon që të jetë person publik, ndaj edhe nuk e kemi parë në asnjë aktivitet ku Rozana ka marrë pjesë. Megjithatë, disa sinjale për një krizë mes tyre i ka dhënë pikërisht largimin që Rozi i ka bërë atij nga rrjetet sociale. Shpesh herë ky hap interpretohet se diçka nuk po shkon si ç’duhet në një marrëdhënie.

Vetë artistja ka preferuar që të jetë shumë diskrete për këtë lidhje, por herë pas here i ka zbuluar disa copëza nga kjo histori dashurie. Çifti u fejua në vitin 2018 dhe prej kohësh bashkëjetojnë.Mes të dyve, Rozana tha se ishte ajo që mbante më shumë inat pas një debati. E pyetur se kë do të zgjidhte mes motrës dhe partnerit, Rozana tha: “Janë dashuri të ndryshme. Për Andetën nëse do e humbisja tani, të shkoja tek dramat më të mëdha, do të doja që më mirë të humbja unë se sa Andeta. Kurse për Shpëtimin, nëse do e humbja, do e vuaja, por askush nuk ka vdekur. Duhet që vajza të mbledhë forcat e të ecë përpara, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë. Kokën lart dhe krenare”.

Ajo zbuloi edhe “interesin” që e mban lidhur me Shpëtimin. “Njeriu është interesaxhi në mënyrën e tij. Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpëtimi dhe unë jam copë shpirtërisht”, – tha Radi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE