SHOWBIZ / E Martë 5 Dhjetor 2023, 16:04

“Një artist i rrallë”, Bujar Kapexhiu zbulon çfarë e dallonte Kabashin nga yjet e tjerë të filmit e teatrit

Regjisori i njohur Bujar Kapexhiu, ka treguar njohjen e tij me Mirush Kabashin, i cili u nda sot nga jeta pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Përmes një interviste televizive, Kapexhiu vlerësoi figurën e Kabashit, ndërsa theksoi se ai ishte tepër i veçantë për nga talenti.

“Një humbje e madhe për familjen, miqtë, shokët dhe artin shqiptar. Themi shpesh për aktorët dhe regjisorët që janë të rrallë, por për Mirushin fjala e sinqertë është; një aktor dhe artist i rrallë.

Ai ka qenë një aktor i talentuar, virtuoz. Atë e dallonte nga të tjerët, serioziteti, këmbëngulja dhe puna që bënte me rolin, madje ne thonim; e tepron më këtë seriozitet. Mbi këtë material më pas kishte një punë të jashtëzakonshme. Ai kishte korrektesë për gjithçka.”, tha ai.