
Tragjedia që goditi familjen e Gjestit ka lënë pa fjalë miq e të afërm, por edhe personazhe të njohur të ekranit. Një nga reagimet më të forta erdhi nga ish-konkurrentja e njohur, Sara Kolami, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale i bëri thirrje publikut që të tregojnë respekt dhe jo të shndërrojnë dhimbjen në “trend” apo spektakël klikimesh.
“Në momente të tilla, familja ka nevojë për qetësi, për ngushëllim të sinqertë, jo për spektakël publik. Respekti nuk fshihet pas like dhe view. Ai gjendet te një mesazh privat, një fjalë ngushëllimi, një gjest njerëzor”, – shkruan Sara.
Kolami theksoi se dhimbja nuk duhet kthyer në status, story apo imazh bardhezi vetëm për të marrë vëmendje në rrjete sociale. Sipas saj, respekti i vërtetë shprehet në heshtje, në ndihmë konkrete dhe në mbështetje të sinqertë për familjen.
Ky reagim ka ndezur rrjetin dhe është shpërndarë me shpejtësi, pasi shumë ndjekës e panë si një mesazh të fuqishëm kundër hipokrizisë së “show-t të dhimbjes”.
Fjala e saj ka prekur publikun, duke hapur një debat të madh: a po shndërrohet edhe humbja njerëzore në trend të përkohshëm për klikime , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
