SHOWBIZ / E Martë 24 Mars 2026, 10:10

Moment shumë emocional në Big Brother VIP Albania: Rrahjet e zemrës së tyre “çmendin” rrjetin

Një nga momentet më të forta dhe më të ndjera të këtij edicioni ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Mareo dhe Brikena janë përqafuar në një skenë që preku jo vetëm banorët, por edhe publikun.

Gjatë përqafimit të tyre, mikrofonat kanë kapur qartë rrahjet e zemrës së të dyve, të cilat dëgjoheshin fort dhe të shpejta, duke treguar emocionin e madh të momentit. Ky detaj i veçantë e bëri skenën edhe më intensive dhe autentike, duke u kthyer menjëherë në një nga momentet më të komentuara.

Publiku reagoi menjëherë në rrjete sociale, ku komentet shpërthyen:

“Rrahjet e zemrës flasin më shumë se fjalët!” “Zemra bum bum, sa emocion!” “Na i dhatë ndjenjat përmes ekranit!”

Çifti po konsiderohet si një nga më të pëlqyerit e momentit brenda shtëpisë, ndërsa kjo skenë vetëm sa e forcoi më shumë mbështetjen e publikut për ta.

Ky moment po bëhet viral me shpejtësi, duke konfirmuar edhe një herë se emocionet e vërteta janë ato që prekin më shumë njerëzit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE