SHOWBIZ / E Martë 29 Gusht 2023, 12:12

Mira Konçi rikthehet në Shqipëri bashkë me vajzën, si është sot marrëdhënia me Shpëtim Saraçin

Mira Konçi i mungon publikut shqiptar prej kohësh. Ajo vendosi disa vite më parë të largohej në SHBA, ku dhe i është rikthyer edhe karrierës së saj muzikore. Megjithatë këtë fund gushti Mira së bashku me vajzën Era janë rikthyer në atdhe për të kaluar pushimet. 

Ka qenë Era ajo e cila ka postuar disa foto nga pushimet në jug të Shqipërisë. 

Ndërkohë njerëzit janë kuriozë për marrëdhënien e saj me të atin, Shpëtim Saraçin, por ata nuk ndiqen në rrjete sociale.

Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i dhanë fund martesës vitin e kaluar, 25 vite pasi u bënë të famshëm në publik për romancën e tyre.