SHOWBIZ / E Diel 4 Maj 2025, 19:07

Kur bëhet fjalë për projekte të bukura, kë zgjodhi Kelly, Eglin apo Xhenetën?

Artisti i njohur, Kelly, ka zbuluar së fundmi detaje interesante nga bashkëpunimet e tij me dy prej vajzave më të përfolura të momentit: Egli Tako dhe modelen Xheneta.

Në një intervistë televizive artisti tregoi se njohja me Eglin ka ardhur më natyrshëm gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Egli është mikeshë e Enisës dhe tashmë edhe mikeshë e imja, sepse kur kalon dy muaj brenda një shtëpie, krijon edhe lidhje të forta. Ndërsa për Xhenetën, këngëtari tha se njohja me të ka ndodhur ndryshe.

Me Xhenetën nuk njihesha më parë. Ajo u përzgjodh si protagoniste e klipit tim përmes një agjencie, që ma sugjeroi si modele. Kelly theksoi se të dyja vajzat kanë role të ndryshme në skenë.

Egli është artiste, këngëtare dhe në videoklip mori pjesë për miqësi. Ndërsa Xheneta është modele profesioniste, dhe për atë rol ishte zgjedhja më e përshtatshme. I pyetur për aftësitë artistike, Kelly nuk hezitoi të veçojë Eglin:

Si këngëtare, Egli është më mirë. Ka shpirt dhe jep nga vetja. Ky rrëfim i reperit vjen në një kohë kur bashkëpunimet artistike po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në industrinë shqiptare të muzikës.