Pasi korri suksesin gjatë rrugëtimit të tij në “BBVA4”, Gjesti mesa duket po përgatitet për t’iu rikthyer suksesit në skenën muzikore.
Nëpërmjet një fotoje të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Gjesti ngriti aludimet se po përgatitet për projekte muzikore pasi shkroi: “A ju ka marrë malli për muzikë?”
Megjithatë deri më tani nuk ka patur asnjë reagim tjetër nga ana e tij për të konfirmuar një gjë të tillë.
Ndërkohë në rrjet po gumëzhijnë postimet e shoqëruara me një pjesë kënge që mendohet të jetë një bashkëpunim mes Gjestit dhe artistit të njohur Emra Brah.
Gjithashtu nga ana e këtij të fundit, gjatë rrugëtimit të Gjestit në “BBVA4” ka patur një përkrahje madhe. Si dhe nga Emra Brah së fundmi në rrjet ka patur një postim në rrjet ku paralajmërohet një projekt i ri muzikor.
Se cili projekt muzikor do të jetë i pari, pas mbarimit të “BBVA4”, nga Gjesti, kjo mbetet për t’u parë.