SHOWBIZ / E Hënë 28 Prill 2025, 16:04

Gjesti mori 15 mije euro në koncertin e parë? Menaxheri i VIP-ave zbulon disa detaje: U nxjerr të palarat…

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ka qenë një ditë më parë i ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”, ku u diskutua në lidhje me menaxhimin e këngëtarëve.

Sipas tij, ka më shumë menaxherë djem për shkak të jetës së natës. Më pas moderatorja Nevina Shtylla e ngacmoi pak atë me pyetjen:

“Këta artistët tanë të njohur vinë shpesh të shoqëruar aty?”, dhe ai u përgjigj shkurt “po”.

Duke qeshur Demika tha se “prandaj nuk ma lënë të hy në Big Brother se kanë hall se u nxjerr të palarat”.

Ka më shumë menaxherë djem apo vajza?

Më shumë menaxherë ka meshkuj, raste të radha që kanë menaxhere femra

Kjo thjesht për lehtësi të punës se meshkujt e kanë më të lehtë të jenë në udhëtime, në club-e, në kontakt me njerëz të ndryshëm?

Duke u bazuar në jetën e natës, meshkujt janë më të prirur për t’u përballur

Këta artistët tanë të njohur vinë shpesh të shoqëruar aty?

Ti ua njeh të dashurin dhe të dashurën të gjithëve?

Ti qenke për t’u marrë për rrëfim

Prandaj nuk ma lënë të hy në Big Brother se kanë hall se u nxjerr të palarat

Ke nënshkruar kontrata me Gjestin ndërkohë?

Performanca e Gjestit kaloi dhe ka qenë super i suksesshëm, ka patur shumë rezervime, por një kontratë me Gjestin nuk kemi patur. Thjesht kemi patur një marrëveshje me të që kur ka qenë në Big Brother, që ne ta kishim të parët ekskluziv në club. E kjo ka një kosto ekstra nga çmimi i vet që do jetë zyrtar, por që nuk mund të flas për këtë.