Pas katër muajsh të mbushur me tension, emocione dhe përplasje të forta në Big Brother VIP Albania, dy prej konkurrenteve më të spikatura të këtij edicioni, Gerta dhe Rozana, po përfliten për një rikthim surprizë, këtë herë në të njëjtin krah të televizionit.
Në shtëpinë më të ndjekur në vend, dyshen e karakterizonte kontrasti i thellë.
Përplasjet mes tyre, që shpesh tejkalonin kufijtë e lojës dhe preknin edhe jetën personale, mbajtën vëmendjen e publikut për javë me radhë. Megjithatë, televizioni duket se ka një aftësi të veçantë për të kthyer përplasjet në spektakël.
Burime kanë konfirmuar për “Prive” se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, është duke u diskutuar një format i ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana mund të jenë pjesë kyçe e kastit. Madje, emri i emisionit të ri është tashmë në fazë diskutimi në zyrat e drejtuesve të kanalit.
A do ta ruajnë vajzat tensionin që i karakterizoi në BBVA, duke e shndërruar në një dinamikë të re televizive? Apo ndoshta për herë të parë do t’i shohim në një rol të papritur, si bashkëpunëtore që synojnë të argëtojnë publikun, dhe jo të rivalizojnë njëra-tjetrën?
do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.