SHOWBIZ / E Hënë 5 Maj 2025, 18:06

Dy ish-banoret e “Big Brother” në gjyq? Zbulohet e vërteta

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi në emisionin “Mos i bjer me top”, ish-banorja e “BBVA4” njëherazi dhe gazetarja e njohur, Valbona Mhilli komentoi më tej eksperiencën e saj në një format të tillë.

Ndërsa solli në vëmendje dhe deklaratën e bujshme të dhënë nga opinionistja e “Fan Club” si dhe ish-banorja e “BBVK”, Shqipe Hysenaj e cila “zbuloi” se Valbona ka një romancë jashtë shtëpisë së “BBVA4”.

Kjo deklaratë bëri bujë në rrjet, pasi gjatë udhëtimit të saj në këtë spektakël, Valbona krijoi një lloj pëlqimi për aktorin e njohur Laert Vasilin. Një pëlqim që përfundoi me mbarimin e këtij formati.

Në lidhje me deklaratën e bujshme, e pyetur nëse do të përballet në gjyq me Shqipen, Valbona theksoi: Nuk do ta hedh në gjyq sepse ato që kisha për t’ia thënë ia thashë në surrat, në “Fan Club”. E kam ftuar këtu të sjellë fakte për këtë lidhje imagjinare.