SHOWBIZ / E Martë 6 Maj 2025, 17:05

Driloni u kap "mat" duke u puthur, Sara Kolami nuk humb kohë dhe merr vendimin drastik

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi herë pas herë është përfshirë në spekulime apo skandale me vajzat e Showbizz-it dhe jo vetëm.

Këtë herë, një video që po qarkullon kudo në rrjetet sociale dhe që ka ngjallur reagim te ndjekësit, Driloni shihet duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë misterioze në Gjermani.

Ndërkohë, përveç reagimit të ndjekësve, ajo që pritej ndodhi, Sara Kolami reagoi më në fund. Edhe pse asnjëherë nuk u deklaruan çift apo në një njohje si brenda shtëpisë së “BBVK” ashtu edhe jashtë saj, Sara dhe Driloni prej kohësh mbanin “peng” publikun për raportin e tyre.

Ndërsa tani, gjithçka duket se po merr kuptim, Sara ka reaguar pas publikimi të videos duke e hequr Drilonin nga lista e saj e ndjekësve. Po ashtu, vihet re se nga ana tjetër edhe Driloni i është përgjigjur me të njëjtin veprim, duke e heque modelen dhe moderatoren nga lista e ndjekësve.

do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.