Në “Ferma VIP”, tensionet mes Big Mamës dhe Albës janë përshkallëzuar sërish, duke e çuar situatën në një debat të fortë e të mbushur me ofendime.
Teksa fermerët ishin ulur në tavolinë, Alba qëndronte e distancuar, por kjo nuk e pengoi Big Mamën të nisë një tjetër përplasje verbale.
“Do ja plotësoj dëshirën publikut që më ka zgjedh të preferuar, të rri këtu dhe të ta shkatërroj jetën ty. O debile,” deklaroi Big Mama me tone të ashpra, duke shtuar se do t’ia “nxijë jetën” Albës dhe nuk do t’i plotësojë asnjë dëshirë.
Përballë këtij sulmi, Alba reagoi duke i thënë: “Nuk je burrneshë”, ndërsa Big Mama vazhdoi me fyerje të rënda duke e quajtur atë “debile” dhe “të pamoralshme”.