SHËNDET / E Martë 30 Qershor 2026, 17:05

Detaje te reja nga ngjarja e rende ne autostrade

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku një furgon i linjës së Beratit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Për pasojë 2 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe një fëmijë i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor po kryejnë ekspertizën e nevojshme për gjetjen e shkakut të aksidentit, i cili dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit.

Nga informacionet paraprake ende të pa konfirmuara nga policia, shkak për humbjen e kontrollit të mjetit dyshohet të ketë qenë gjendja shëndetësore e shoferit.

Ky i fundit dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjë që ka sjellë më pas humbjen e kontrollit të mjetit dhe përplasje e tij me mbrojtësen anësore të autostradës. Shoferi mësohet se është një nga viktimat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE