
Teksa jemi në ethet e finales së madhe të këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”, një tjetër pyetje kishte nisur të ngjallte kureshtje te publiku: Kush do t’i besohet moderimi i reality show-t vitin e ardhshëm?
Tashmë nuk ka më vend për dyshime apo aludime në rrjetet sociale, pasi vetë moderatori aktual, Ledion Liço, e ka dhënë përgjigjen përfundimtare.
Ai ka thyer heshtjen dhe ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij në krye të këtij formati televiziv edhe për edicionin pasardhës.
Në deklaratën e tij të shkurtër për Goca & Gra por mjaft të qartë, Ledioni e ka “vulosur” lajmin duke u shprehur:
“Po, do jem vitin që vjen [në BBV]. Shihemi!”
Ky konfirmim i drejtpërdrejtë i vë kapakun të gjitha thashethemeve dhe tregon se Top Channel do të vazhdojë t’i besojë drejtimin e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri pikërisht atij, duke premtuar kështu një tjetër sezon të mbushur me emocione dhe surpriza, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
