LAJME / E Martë 2 Qershor 2026, 12:12

“Zvërneci, dezinformim i qëllimshëm” - Frrok Çupi: Projekti, investim i rëndësishëm! Protesta e kurdisur kundër Shqipërisë

Analisti Frrok Çupi thotë se projekti në Zvërnec, është një investim i rëndësishëm për Shqipërinë, që do gjenerojë mijëra vende të reja puna.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se protesta e organizuar kundër këtij projekti, është e kurdisur kundër Shqipërisë.

Çupi shtoi se pati një dezinformim të qëllimshëm lidhur me këtë projekt.

“Jo vetëm e ndjeshme, por domosdosmërisht për t’u zgjidhur sa më shpejt. Është investim që e çon vendin në situatë krejt të paimagjinueshme. 4 miliardë euro investim, kur investimet e huaja në Shqipëri, në 2025, shkuan 1.6 miliardë. Parashikon 10 mijë vende pune të reja për qytetarët e vendit. Është investim i kryer nga kompani të njohura në botë.

Është e përmasave shumë të mëdha. Dhuna ishte pika e fundit e gotës. Shërbimet sekrete nuk kanë funksionuar. Intelekti i policisë nuk ka funksionuar. Shqipëria është kthyer në target të luftës së vendeve, grupimeve, por edhe shqiptarëve që nuk e duan. Kulmoi këtu, kur jemi shumë afër BE.

Fotografi është Beleri, është fenomeni Beleri. Për ta ndaluar Shqipërinë për anëtarësim në BE. U kulmua lufta në Ukrainë, Irani, armik i përbetuar ndaj vendit tonë, kulmoi me faktin që qarqet greke nuk mund të rrinë. Nëse Shqipëria afrohet me BE, është problem i madh për Greqinë. Këtu pati edhe mungesë informacioni. Dezinformimi është armë atomike. Tentojnë të krijojnë rrëmujë dhe të ndalin një investim kaq të madh.

E gjithë është e bazuar mbi ngjarje politike, qëllime nacionaliste, në mungesë të së vërtetës. Dhuna e papranueshme, ne kemi problem çështjen e dhunës. Qeveria dhe kryeministri kapi kohën kur kjo gjë mund të agravohej”, theksoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE