
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën këtë të premte pasdite. Eldion Kelmendi, vëllai i reperit dhe fituesit të “Big Brother”, Gjesti, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti fatal me motor katërgomësh.
Sipas dëshmitarëve, Eldioni po udhëtonte me shokun e tij kur u përplasën me një makinë. Përplasja rezultoi fatale: i riu ndërroi jetë në vend, ndërsa miku i tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më të dhimbshme është fakti se vetëm një ditë më parë, Eldioni kishte ndarë një moment të veçantë në TikTok – një foto e shoqëruar me muzikë, që tregonte gjithë pozitivitetin dhe energjinë e tij të zakonshme. Një mesazh i heshtur, që sot tingëllon si një lamtumirë e parakohshme.
Kosova është e tronditur. Dhimbja e familjes Kelmendi është e papërshkrueshme, ndërsa miq dhe të afërm po shpërndajnë kujtime dhe fjalë ngushëllimi për djalin që u nda aq shpejt nga jeta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
