LAJME / E Martë 28 Prill 2026, 15:03

Zhduket 28-vjeçari në Durrës, prej 10 ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjen

Një rast zhdukjeje është raportuar në Durrës, ku një 28-vjeçar me iniciale E.L. rezulton i humbur prej rreth 10 ditësh, pasi ka ndërprerë kontaktet me familjen.

Sipas informacioneve, shqetësimi është ngritur nga familjarët, të cilët kanë humbur çdo komunikim me të riun gjatë kësaj periudhe. Babai i tij ka bërë kallëzim pranë autoriteteve, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e të birit.

Ndërkohë, strukturat e Policia e Shtetit kanë nisur verifikimet dhe punën për lokalizimin e tij, ndërsa rrethanat e zhdukjes mbeten ende të paqarta.

“I. L., ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi E. L., 28 vjeç, është larguar nga banesa dhe prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e tij”, shkruan policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE