LAJME / E Premte 24 Prill 2026, 18:06

Zbardhet vendimi/ Gjykata e Lartë rrëzon Ramën, Gledis Nano dëmshpërblehet me dhjetëra milionë lekë

Gjykata e Lartë i ka dhënë fund sagës së përballjeve gjyqësore mes ish-kryepolicit Gledis Nano dhe Këshillit të Ministrave e Ministrisë së Brendshme, duke detyruar këto të fundit t’i paguajnë atij dëmshpërblim në masën e 100 milionë lekëve të vjetra.

Gledis Nano e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra, nga kryeministri dhe ministri i kohës, duke ju drejtuar gjykatës. Edhe shkallët e tjera të gjyqësorit, më parë, i kishin dhënë atij të drejtë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë mban datën 17 Shkurt 2026 dhe relator i çështjes me titull “GLEDIS NANO Kundër. KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE dhe Të Tjerë”, dorëzuar nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme, ka qenë kryegjyqtari Sokol Sadushi.

“Detyrimin e pales se paditur te trajtoje me page paditesin deri ne perfundim te mandatit 5 vjecar si dhe sistemimin e tij ne strukturat e Policise se Shtetit apo funksione te tjera. Dhenien e vendimit me ekzekutim te perkohshem sipas nenit 317 te K.Pr.Civile”, thuhet në vendim.

Gjykata e Lartë ka vendosur gjithashtu edhe shfuqizimin e vendimit nr.580, dt. 31.08.2022, të Këshillit të Ministrave, ku paditës ka qenë Gledis Nano, të paditur Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Brendshme, ndërsa pjesëmarrës në gjykim, Avokatura e Shtetit.

Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen.

Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”. Një vendim që Gledis Nano e konsideroi të paligjshëm dhe ndërmori të gjithë hapat ligjorë për dëmshpërblim, duke i marrë shtetit 100 milionë lekë të vjetra, ose 60 pagash mujore, sa mandati 5 vjeçar që duhet të qëndronte në detyrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE