LAJME / E Premte 5 Dhjetor 2025, 08:08

“Zbardhet emri! Gazetarja zbulon kush do të jetë kryetari i ri i PD-së!”

Gazetarja Ambrozia Meta, e ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, deklaroi se figura që mund të trashëgonte Partinë Demokratike me mbështetjen e Sali Berishës do të ishte Belind Këlliçi.

Sipas Metës, Këlliçi shihet si personi më i mundshëm për të marrë drejtimin e PD-së nëse do të kishte një “trashëgimi politike”, ndërsa theksoi se Ervin Salianji nuk gëzon mbështetje të gjerë brenda demokratëve.

“Nëse shoh dikë që mund të merrte partinë me bekimin e Sali Berishës, shoh Belind Këlliçin. Një shembull si ajo që ndodhi me Lulzim Bashën, nëse do të kishim një lloj trashëgimie të partisë. Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyer tek demokratët. Edhe Belindi nuk shihet si lider nga demokratët, por nëse Sali Berisha do t’ia linte dikujt partinë, përshtypja ime është që do t’ia linte Këlliçit,” u shpreh gazetarja.

Meta argumentoi se Salianji “nuk ka lindur nga ndonjë talent i madh politik”, ndërsa Këlliçi, megjithëse jo gjithmonë i perceptuar si figurë drejtuese, mund të ishte zgjedhja e Berishës për drejtimin e PD-së, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE