LAJME / E Enjte 21 Gusht 2025, 18:06

Zbardhet dëshmia/ Vrau 32-vjeçarin për kanalin e ujit në Divjakë, autori: Nuk durova kur e pashë në lokal, e qëllova…

25- vjeçari Xhesion Toromeni, i cili pak ditë më parë vrau 32- vjeçarin Besmir Kumria në Kryekuq të Divjakës për kanalin e ujit, ka deklaruar para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji.

Toromeni ka deklaruar se kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit.

“Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”, ka thënë autori.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE