
Gjatë ndeshjes miqësore të zhvilluar të premten në Seul mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte vetëm rezultati 5-0 për “Seleçaon”, por mënyra e veçantë se si Rodrygo festoi njërin prej golave të tij.
Menjëherë pas shënimit të golit, ylli i Brazilit kryqëzoi duart në formën e shqiponjës, një gjest që njihet gjerësisht si simboli i shqiptarëve. Ky veprim, i njohur si “gjesti i shqiponjës”, përfaqëson shqiponjën me dy koka, simbolin kombëtar të flamurit shqiptar, dhe përdoret shpesh nga shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në të gjitha trojet ku ata jetojnë.
Në futboll, ky gjest është bërë i famshëm falë lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë, të cilët shpesh e bëjnë pas golave apo fitoreve për të treguar krenari kombëtare. Përveç futbollistëve shqiptarë, gjesti është adoptuar ndër vite edhe nga figura të njohura ndërkombëtare, duke u bërë një simbol i njohur në mbarë botën.
Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, përveç dy golave të Rodrygos, për Brazilin shënuan edhe Estevão (dy gola) dhe Vinicius Jr, duke i dhënë “Seleçaos” një fitore bindëse ndaj Koresë së Jugut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
