
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se qeveria do të marrë vendime të papritura në ditët e ardhshme si përgjigje ndaj protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin.
Në një mesazh televiziv, ai tha se situata aktuale po sfidon ekzistencën e shtetit dhe qetësinë publike.
“Në tri ditët e ardhshme mund të duket sikur shteti nuk ekziston më, sikur jemi mposhtur, por pas kësaj do të tregojmë vendosmërinë tonë për të rikthyer paqen, rendin dhe stabilitetin në vend.” -deklaroi Vuçiç.
Presidenti theksoi se reagimi i qeverisë do të jetë krejtësisht i ndryshëm nga herët e kaluara, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë që demonstruesit të shkatërrojnë institucionet shtetërore.
Ai e përshkroi situatën si një kërcënim të rëndë për rendin dhe sigurinë në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
