
Është dënuar me 25 vite burg Isuf Hasa, i cili vrau me çekiç fqinjin e tij, 81-vjeçarin Xhemal Meta, teksa i vodhi të moshuarit paratë që i kishin mbetur në xhep.
Isuf Hasa dhe viktima, Xhemal Meta
Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit I.H.,
Gjykata, pasi shqyrtoi rrethanat e çështjes, si dhe çmoi e vlerësoi në tërësi provat e administruara në seancë gjyqësore, duke ia nënshtruar ato rregullave të gjykimit si dhe dëgjoi në fazën e diskutimeve përfundimtare palët si vijon:
Gjykata, në bazë të nenit 141 të Kodit Penal dhe nenet 383, 384, 406 të Kodit të Procedurës Penale;
Deklarimin fajtor të të pandehuri I. H. për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” të parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij dt. 15.01.2025 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Sendet e sekuestruara me procesverbalet për sekuestrimin e sendeve dt. 15.01.2025, kartëmonedhat, t’i kthehen pronarit të ligjshëm, ndërsa 1 . me ., me ., të kalojë në favor të shtetit
Shpenzimet procedurale të kryera në fazën e hetimeve paraprake dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit, ndërsa shpenzimet për mbrojtësen e caktuar kryesisht, të paguhen nga shteti.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të tij.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.12.2025.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
