LAJME / E Diel 10 Gusht 2025, 20:08

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e autorit (EMRAT+FOTO)

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e autorit Mefail Shkodra, Edonis e Engjull Shkodra, si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin. Këta të tre banues në Gjilan, dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.

Ngjarja tragjike rezultoi me tre viktima të konfirmuara, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati. Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të krimit.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat. Lajmëroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, huhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE