LAJME / E Hënë 1 Dhjetor 2025, 17:05

Vrasja e Ilaria Sulës, nëna e Mark Samson dënohet me 2 vite burg! Babai i shqiptares: Pastroi gj*kun e vajzës sime! Kjo s’është drejtësi

Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare, Ilaria Sula, krim i ndodhur më 26 mars, është dënuar me dy vjet burg për fshehjen e një kufome.

Nosr Manlapaz dyshohet se e ndihmoi të birin të fshihte trupin e studentes. Vendimi i dha dy ditë pasi, gjyqtari miratoi marrëveshjen e saj për pranimin e fajësisë, duke i dhënë dënimin me kusht.

Ndërkohë seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit do të fillojë më 9 dhjetor. Babai i 23-vjeçares, pas dhënies së vendimit të dënimit për nënën e autorit, u shpreh se kjo s’është drejtësi.

“Për ne, kjo nuk është drejtësi”, tha Flamur Sula, babai i Ilarias, teksa komentoi mbi marrëveshjen e pranimit të fajësisë nga nëna e Mark Samsonit.

“Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta”, shtoi ai. “Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime duke e hedhur në tualet. Për ne, kjo nuk është drejtësi”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE