
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Lezhë, ku Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij G.Mujeci, mbetën viktima të një atentati në Balldren.
Policia bën me dije se çifti Mujeci është qëlluar me armë zjarri ne makine kur po benin levizje dhe automjeti i tyre ishte ne ecje e siper ne rruge.
Ndërsa më tej, në njoftim theksohet se po punohet intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë sipas mediave, në vendngjarje janë gjetur mbi 30 gëzhoja plumbash. Ndërsa pas ekzekutimit të çiftit, autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Po ashtu trupat e çifttit Mujeci janë nxjerrë nga makina dhe më pas janë dërguar për morgun e qytetit të Lezhës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
