LAJME / E Mërkurë 25 Shkurt 2026, 21:09

Vizat me Britaninë, vjen lajmi i madh

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka njoftuar se sistemi i emigrimit në vendin e saj po kalon në një fazë të re dixhitalizimi.

Sipas njoftimit, duke nisur nga sot, 25 shkurt, vizitorët që kanë nevojë për vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar do të pajisen me vizë elektronike (eVisa), duke zëvendësuar vizat e printuara në pasaportë.

Një eVisa është një regjistrim dixhital që përmban:

Identitetin dhe statusin tuaj të imigracionit (p.sh. llojin e vizës ose nëse keni leje të pacaktuar qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar);

Kushtet e statusit tuaj, si p.sh. nëse ju lejohet të punoni apo studioni.

Vizat elektronike do të zëvendësojnë gradualisht të gjitha dokumentet fizike të imigracionit.

Çfarë dokumentesh zëvendësohen?

Lejet e qëndrimit biometrik (BRP) tashmë janë zëvendësuar nga eVisa. Sistemi i ri do të zëvendësojë gjithashtu:

Kartat biometrike të qëndrimit (BRC);

Pullat me bojë të lagësht ose ngjitëset (vignette) në pasaporta.

Zakonisht, aplikantët do të marrin një eVisa pasi aplikimi për vizë ose për një lloj tjetër lejeje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar të miratohet me sukses.

Ky ndryshim synon të rrisë sigurinë, të thjeshtojë procedurat dhe të modernizojë sistemin e kontrollit të emigracionit në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE