LAJME / E Premte 27 Tetor 2023, 19:07

VIDEO/ NDODH sërish në Lezhë, mësuesi qëllon nxënësin me shpullë: Jam tu bo mësim unë more!

Një episod i vënies dorë nga mësuesi mbi një nxënës ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare të Lezhës teksa nuk bëhet me dije kur daton kjo video e mbërritur në redaksinë e JOQ.

Mësuesi i agravuar nga sjellja e nxënësit, e qëllon të riun me shpullë në qafë pranë kokës. Ky i fundit dëgjohet se i kërkon falje teksa duket se durimi i mësuesit ka sosur.

Ai i thotë se po jep mësim, duke lënë të kuptohet se duhet të ketë respekt për mision e shenjtë të mësuesve.

Si zgjidhen këto situata të nxënësve të padisiplinuar në orë mësimore? Kujt i jepni të drejtë, mësuesit apo nxënësit?!

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100076266980211%2Fvideos%2F1367721484141438%2F&show_text=false&width=380&t=0" width="380" height="476" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>