
“Kush mund ta ndalojë një pronar toke të shesë apo të zhvillojë pronën e tij? Kush mund ta ndalojë zhvillimin e projekteve në prona private?”,
pyet deputetja socialiste Besa Spaho në fjalën e saj në Parlament për debatin që lidhet me projektin e Zvernecit.
Duke e konsideruar projektin për Zvernecin si një proces plotësisht të rregullt dhe një projekt që i bën nder Shqipërisë, ajo u bëri thirrje
deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në të dy krahët politikë, që të mos mbështesin apo ushqejnë iniciativa që shkojnë në kundërshtim të plotë me të drejtën kushtetuese të pronës.
“Askush në këtë Parlament, majtas apo djathtas, nuk duhet të përkrahë iniciativa të tilla, ku prona, e drejtë themelore e mbrojtur nga Kushtetuta, të jetë peng i pretendimeve të individëve të ndryshëm”, tha Besa Spaho.
Duke iu drejtuar kolegëve të saj opozitarë, Spaho bëri thirrjen: “Mos ia bëni këtë Shqipërisë”, pasi sipas saj, ky do të ishte një precedent shumë i rrezikshëm, sepse e drejta e pronës është një e drejtë themelore dhe e garantuar me Kushtetutë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
