LAJME / E Hënë 20 Prill 2026, 10:10

VIDEO/ Momenti kur Marina Amerikane sulmon anijen me flamur iranian

Komanda e Përbashkët e SHBA-së për Lindjen e Mesme (CENTCOM, “komandat qendrore”) publikoi një

video nga operacioni për sekuestrimin e anijes me flamur iranian TOUSKA, e cila u përpoq të thyente bllokadën detare amerikane.

“Marinsat amerikanë zbarkuan me helikopter nga anija sulmuese amfibe USS Tripoli (LHA 7) dhe kaluan Detin Arabik për të hipur në anije dhe për të kapur anijen M/V Touska”, thuhet në postimin përkatës.Kujtojmë se, të dielën,

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se një shkatërrues amerikan hapi zjarr paralajmërues kundër një anijeje të madhe mallrash iraniane, Touska, në Detin e Omanit, e cila është subjekt i sanksioneve të SHBA-së, dhe më pas mori kontrollin e saj.

Irani njoftoi të premten heqjen e bllokadës së Ngushticës së Hormuzit, nëpër të cilën kalon normalisht një e pesta e naftës dhe gazit natyror të konsumuar globalisht, por të shtunën e ktheu mbrapsht këtë veprim, duke njoftuar se “kontrolli i tij i rreptë” po rivendosej, duke pasur parasysh vendimin e SHBA-së për të vazhduar bllokadën e porteve iraniane./euronews, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE