LAJME / E Mërkurë 1 Prill 2026, 12:12

VIDEO/ I iku patrullës. Momenti kur 14-vjeçari në Vlorë përplas makinën e policisë

Një adoleshent 14-vjeçar ka goditur me dashje një makinë policie në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke shkaktuar plagosjen e një punonjëseje policie.

Ngjarja u regjistrua pasi i riu nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u vu në ndjekje nga policia që nga zona e Çoles.

Në përpjekje për ta neutralizuar, ai përplasi automjetin e forcave të rendit, duke bërë që ai të përmbysej.

Si pasojë e përplasjes, një efektive mbeti e dëmtuar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor.

Në aksident u përfshi gjithashtu edhe një automjet i tipit “Benz”, por fatmirësisht pa të lënduar.

I mituri është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE