
Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës.
Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.
Sipas pamjeve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, automjeti është qëlluar disa herë.
Trupat e viktimave ndodhen ende në automjet, ndërsa nuk dihen ende autorët ose rrethanat e ngjarjes.
Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Kreshnik Mujeci vkitima, së bashku me bashkshorten. Mujeci dyshohet si autorë i vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur ne vitin 2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.
Gjakmarrja dyshohet pista kryesore, por pokicia nuk shmang as pista te tjera. Deri tani nuk jane identifikuar autoret e ketij atentati te mireorganizuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
