LAJME / E Enjte 12 Shkurt 2026, 15:03

VIDEO/ Grabiti 20 mln lekë te FiBank, por u arrestua në hyrje të bankës, zbardhet dëshmia e sipërmarrësit

Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”. Kjo ka qenë dëshmia e shkurtër që ka dhënë sot Bardhyl Fusha, i cili hyri sot i armatosur në një bankë të Nivelit të Dytë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e parë të 58-vjeçarit, i cili u arrestua pak minuta pasi kreu grabitjen dhe arriti të merrte 20 milionë lekë të vjetra.

Fusha teksa mbante në dorë në çantë sportive, brenda saj kishte fshehur një kallashnikov, dhe sapo hyri në ambientet e bankës, qëlloi me armë në dysheme. Më pas ai shkoi te një nga arkat dhe mori shumën e parave, por u neutralizua në derën e sigurisë dhe më pas u arrestua nga policia. Fusha ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE