
Një dramë e vërtetë ka ndodhur herët në mëngjes në repartin e kompanisë më të madhe kroate të furrave në Osijek, ku një punëtor 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi një makinë për prodhimin e bukës e ka shtypur gjatë ndërrimit të natës.
Sipas mediave kroate, punëtori ishte duke pastruar furrën për pjekjen e bukës, e cila në atë moment ishte e fikur. Në një çast, dyshohet se është aktivizuar roboti që lëviz shiritin prodhues dhe e ka bllokuar punëtorin, duke e lënë të pafuqishëm. Dëshmitarët thonë se ai bërtiste nga dhimbjet, ndërsa kolegët përpiqeshin ta shpëtonin. Ata kanë përdorur shufra metalike për të bllokuar robotin dhe për të shmangur një tragjedi edhe më të madhe.
Policia ka bërë të ditur se denoncimi për aksidentin është pranuar në orën 01:37, pas së cilës në vendngjarje kanë arritur menjëherë zjarrfikësit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Punëtori i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Spitalore në Osijek, ku po vazhdon trajtimin për shkak të plagëve të rënda.
Nga kompania kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur gjatë ndërrimit të natës dhe kanë theksuar se menjëherë janë aktivizuar të gjitha procedurat e brendshme. Sipas kontrolleve të deritanishme, furra dhe makineria kanë qenë teknikisht në rregull, por hetimet për zbardhjen e plotë të rastit ende vazhdojnë.
Jozyrtarisht, mes punëtorëve prej kohësh kanë ekzistuar dyshime lidhur me sigurinë e sistemit, megjithatë kompania pretendon se deri tani nuk ka prova që aksidenti ka ndodhur si pasojë e ndonjë defekti në makineri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
