LAJME / E Mërkurë 6 Maj 2026, 18:06

Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…

Hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka folur në një intervistë për skenarët e mundshëm të asaj se cili do të jetë

vendimi final i Dhomave të Specializuara të Hagës për katërshen e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Tromp ka thënë se skenari i parë është që të të katërt të lirohen nga të gjitha akuzat, skenari i dytë që të dënohen të gjithë dhe i treti që disa të dënohen dhe disa prej tyre të lirohen.

Skenari i tretë sipas Tromp është më i mundshmi, megjithatë ajo thekson se askush nuk e di se cili do të jetë vendimi final.

Është e rëndësishme që publiku në Kosovë të kuptojë se askush nuk e di se cili do të jetë vendimi. Është e mundur që të katër

të lirohen nga akuzat. Është gjithashtu e mundur që të gjithë të dënohen. Skenari i tretë është që disa të lirohen nga akuzat

dhe disa të dënohen. Këto janë tre opsione. Skenari i parë, të cilin shumë në Kosovë e presin me shpresë, është që të gjithë të

akuzuarit të lirohen nga akuzat. I dyti është më i keqi – që të gjithë do të shpallen fajtorë. I treti, ndoshta më i mundshmi, është një kombinim – që disa do të lirohen nga akuzat dhe disa të dënohen”, ka deklaraur ajo për Kosovapress, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE