LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 07:07

Vdes tragjikisht në Gjermani një kosovar

Një lajm i trishtë ka prekur familjen Elshani, të afërmit dhe banorët e fshatit Brestoc të Rahovecit. Elhami Elshani ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani më 29 qershor 2026, në moshën 63-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar nga fshati Brestoc, ku shprehet pikëllimi për humbjen e bashkëfshatarit të tyre.

Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet të premten, më 3 korrik 2026, pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Brestoc, ku të afërm, miq dhe bashkëqytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Ndarja e tij nga jeta ka lënë pas pikëllim te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Në këto momente të vështira, familjes Elshani dhe të gjithë të afërmve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke u uruar forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE