
Vala e të nxehtit që përfshiu Britaninë e Madhe gjatë ditëve të fundit të majit ka shkaktuar vdekjen e 17 personave, ndërsa temperaturat e larta kanë detyruar mijëra qytetarë të kërkojnë freski në plazhe dhe në det.
Sipas raportimeve, viktimat janë regjistruar në disa rajone, përfshirë Yorkshire-in Jugor dhe Perëndimor, Cornwall-in, Hampshire-in, Warwickshire-in, Cheshire-in, Pembrokeshire-in, Lincolnshire-in dhe Lancashire-in.
Më 26 maj u regjistrua dita më e nxehtë e muajit maj në historinë e Anglisë dhe Uellsit. Në Kew Gardens temperatura arriti në 35.1 gradë Celsius, ndërsa në Bute Park të Cardiff-it u matën 32.9 gradë Celsius.
Ndërkohë, temperatura më e lartë e regjistruar dje ishte 24.7 gradë Celsius në Bushy Park, në Richmond upon Thames.
Meteorologët kanë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme pritet një rënie e temperaturave, e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm dhe stuhi në disa pjesë të vendit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë kushteve ekstreme të motit, pasi temperaturat e larta mund të paraqesin rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
