
Vajza e poetes së mirënjohur shqiptare Mimoza Ahmetit, së fundmi ka publikuar një foto të veçantë ku duket se ajo shfaqet në krahët e mamasë së saj në 1990.
Një foto bardhezi, tipike e atyre kohërave, shfaq imazhin e ëmbël teksa Mimoza mban në krahë të bijën.
Ndërkohë, në një tjetër Instastory, Luka ka ndarë me ndjekësit një nga poezitë më të veçanta të shkrimtares, e cila titullohet ‘Është çudi kur je femër’.
Kujtojmë se Mimoza Ahmeti që mbrëmjen e 27 marsit është pjesë e reality show ‘Ferma Vip 3’ nga ku shpesh herë ka tërhequr vëmendje pasi gjatë lojës së saj ajo është pikasur për sinqeritetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me fermerët e tjerë.
Jo pak herë, Ahmeti është zgjedhur kryefermere pasi ka qenë më e votuara e publikut. Ndërkohë dhe rrjeti sot e kësaj dite, ku për pak pritet të jetë finalja e madhe e ‘Ferma Vip 3’, më 15 qershor, dedikimet për Mimoza Ahmetin ‘thyejnë’ rrjetin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
